Vuçiq të hënën duhet të vendos mes SHBA-ve (perëndimit) ose Rusisë (lindjes)

Takimi i presidentit serb Aleksandar Vuçiq me zëvendëspresidentin amerikan, Mike Pence është një mundësi që të forcohen marrëdhëniet mes Beogradit dhe Uashingtonit.

Lajme

15/07/2017 13:01

Takimi i cili do të mbahet të hënën është një mundësi për të diskutuar çështjet të cilat kanë pllakosur administratën e Shteteve të Bashkuar.

Rreth këtij takimi ‘VOA’ ka pyetur se cili do të jetë mesazhi nga Shtëpia e Bardhë për presidentin e ri serb, transmeton lajmi.net.

Luk Kofi nga fondacioni ‘Heritage’, organizatë kjo e afërt me administratën e re amerikane, ka thënë se Shtëpia e Bardhë do të kërkoj nga Serbia të vendos nëse dëshiron që të ketë një rol konstruktiv në rajon dhe të marrë pjesë në integrimin euro-atlantik apo ‘të vazhdojë flirtin me Rusinë’.

Kofi konsideron se nga të gjitha vendet e Evropës Kuglindore, Serbia ka interesin më të vogël të përbashkët më SHBA-të.

Edhe Janush Bugajski i Qendrës për Analizat e të menduarit për politikat evropiane thotë se është koha që Serbia të vendos për Perëndimin ose Rusinë.

“Mali i Zi ka zgjedhur, Maqedona ka zgjedhur, të gjitha vendet në rajon kanë vendosur të jenë pjesë e NATO-s dhe e botës perëndimore duke refuzuar ndikimin e Rusisë”, ka thënë Bugajski duke besuar se vizita e Vuçiq është e rëndësishme.

Qendra humanitare ruse në Serbi mund të jetë problem i mundshëm dhe besohet se do të jetë temë diskutimi gjatë vizitës së Vuçiqit në Uashington.

“Serbia duhet të jetë e kujdesshme në vendimet e politikës së jashtme. Ju mund të keni marrëdhënie të mira me Rusisë edhe në qoftë se ju nuk keni një qendër humanitare ruse, nëse nuk merrni pjesë në stërvitjet e përbashkëta ushtarake dhe nëse nuk organizoni një takim të liderëve të Serbisë dhe presidentit rus, Vladimir Putin në territorin e tyre. Serbia duhet ta ketë të qartë se në të gjithë jemi të vetëdijshëm për veprimet e saj”, ka thënë Luk Kof.

Ndërsa nënkryetari i Këshillit të Atlantikut, Damon Wilson ka thënë se Shtëpia e Bardhë është e interesuar që me Serbinë të ndërtohen marrëdhënie besimi dhe se në Uashington ka një vullnet për Ballkanin Perëndimor që tregon se kjo pjesë nuk është harruar./Lajmi.net/