Vuçiq nuk vjen në Kosovë! Serbët ironizojnë me të: A nuk është Kosova e jona?!

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha sot pasdite se nuk do të udhëtojë të mërkurën në Kosovë, sepse nuk pranon, siç tha, shantazhe nga Prishtina.

Lajme

28/03/2017 21:22

“Nuk vjen në shprehje ky lloj presioni dhe cirku që ka bërë Prishtina”, tha Vuçiq, transmeton agjencia serbe e lajmeve Tanjug.

Megjithatë, kjo deklaratë e Vuçiqit është pritur keq nga serbët. Komentuesit serbë në b92 e kanë bërë horë Vuçiqin, duke e quajtur frikacat, shkruan lajmi.net.

Ata edhe kanë ironizuar me deklaratat e Vuçiqit se “Kosova është Serbi”.

“Dje deklarove se mund të shkosh kur të duash… Çfarë ndodhi sot. Asgjë e re nga ti”, është komenti i nënshkruar me emrin “Svasta”.

“Ju po thoni se si Kosova është e jona… ne nuk kemi më lidhje me Kosovë kur as kryeministri e as presidenti nuk mund të shkojnë pa leje”, komenton “Jox”.

“Le te vije Ceca, ti s’ke nevojë. Faleminderit”, thotë “Sima”.

“Do të thotë, ata të udhëzojnë që të shkojë, e tash ky nuk donë për shkak të inatit? A beson kush në këtë demagogji”, shkruan “Dragan”.

“Nisu me atë trenin dhe befasoj ata”, është një tjetër koment.

Qeveria e Kosovës tha më herët se ka marrë vendim që t’i lejojë Vuçiqit të shkojë në Kosovë, në vizitën e paralajmëruar për fushatë zgjedhore.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, tha se “pas kushteve të shumta të vëna nga ana e Qeverisë së Kosovës dhe pas diskutimeve të fundit në lidhje me vizitën, është marrë vendimi për lejimin e tij (Vuçiqit) që të vijë në Kosovë”.

“Kjo do të jetë edhe hera e fundit që lejohen të hyjnë zyrtarë serbë me qëllime të bërjes fushatë”, tha Hoxhaj.

Zgjedhjet presidenciale në Serbi mbahen më 2 prill dhe Vuçiq është njëri nga kandidatët. /Lajmi.net/