Vuçiq nuk vjen në Kosovë, ‘ankohet’ për shantazhe nga Prishtina

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se nuk do të vijë në Kosovë, në kuadër të fushatës parazgjedhore për president të Serbisë.

Lajme

28/03/2017 19:05

“Nuk vjen në shprehje një presion i llojit të tillë dhe cirku që e ka bërë Prishtina”, ka thënë Vuçiq në emisionin “Oko” të televizionit RTS, përcjellë lajmi.net.

Sot gjatë ditës Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që t’i lejoj kryeministrit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq që të vij në Kosovë, në vizitën e paralajmëruar për fushatë zgjedhore.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë konferencës për media që ka mbajtur pas takimit me ministrin e Jashtëm të Luksemburgut. /Lajmi.net/