Vuçiq: Nuk kam marrë ende zgjidhje të pranueshme për Kosovën
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë se deri tani nuk ka marrë asnjë zgjidhje të pranueshme për, sic e ka quajtur ai, problemin e Kosovës.
Lajme
“Nuk dua të komentoj për ndonjë nga sugjerimet. Detyra ime është të flas, të përpiqem të gjejë një zgjidhje, por deri më tani nuk kemi marrë ndonjë gjë që është e pranueshme”, tha Vuçiq.
Mirëpo, burimet e “Blic” thonë se oferta e fundit që është propozuar nga SHBA nuk është inkurajuese, po është më e mirë se oferta paraprake, transmeton lajmi.net.
Në vazhdim të shkrimit thuhet se autorët e propozimit ishin Ves Mitchell, Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Helga Schmidt, Zëvendës Përfaqësues i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme dhe një përfaqësues i Mbretërisë së Bashkuar.
Blic njofton se propozimi është dorëzuar pak përpara rrugës së Vuçiqit për në Moskë dhe pohoi se presidenti rus ishte i njoftuar me të. /Lajmi.net/