Vuçiq kërcënon hapur Bosnjën pas paralajmërimit të Izetbegoviqit për njohjen e Kosovës – Lajmi.net
Vuçiq kërcënon hapur Bosnjën pas paralajmërimit të Izetbegoviqit për njohjen e Kosovës
Autori: Lajmi.net LajmePolitikëRajoni 12:10, 14 November 2017
Vuçiq dhe Izetbegoviq
Vuçiq dhe Izetbegoviq
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka reaguar ashpër pas paralajmërimit të Bakir Izetbegoviqit se Bosnja dhe Hercegovina do ta njoh shtetin e pavarur të Kosovës.

 

“Disa mendojnë se Serbia nuk është mjaftueshëm e përulur dhe e poshtëruar dhe se vetëm e përulur dhe e poshtëruar Serbia është Serbi e mirë”, ka thënë Vuçiq si reagim ndaj Izetbegoviqit.

“Ajo intervistë komplikon shumë gjëra në rajon”, ka thënë presidenti serb, transmeton lajmi.net.

Sipas tij, intervista e Izetbegoviqit për DË ku flet për njohjen e Kosovës, do të ketë pasoja afat gjatë politike dhe ligjore.

“Po të thosha unë që duhet pranuar pavarësia e Republikës Serbe, do të përfundoja në Hagë”, ka thënë Vuçiq, por duke “harruar” se Kosova e kanë njohur 108 shtete të botës, e Republika Serbe është pjesë e Bosnjë.

Më pas Vuçiq kërcënon Bosnjën. “Shumë gjëra tashmë kanë ndryshuar me këtë intervistë. Përgjigjja serbe do të pasojë pas disa ditësh”, është kërcënimi i Vuçiqit për Bosnjën. /Lajmi.net/

Fjalët kyçe: Bosnja, Izetbegoviq, Kosova, Serbia, Vucic

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play World Soccer Champion
  • Play Urban Basketball
  • Play Bike Rivals
  • Play Stealth Sniper