Vuçiq dhe Daçiq me vendim të përbashkët pas dështimit të Kosovës në INTERPOL

Aleksandar Vuçiq dhe Ivica Daçiq kanë marrë vendim të përbashkët për të ftuar një konferencë për media.

Lajme

20/11/2018 10:29

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq kanë marrë vendim të përbashkët për të ftuar një konferencë për media.

Vendimi i tyre vjen pas “fitores” së shpallur nga Serbia ndaj dështimit të Kosovës për anëtarësim në INTERPOL, transmeton lajmi.net.

Kosova nuk ka marrë votat e mjaftueshme për anëtarësim e që ishin 103.

Në raundin e parë të votimit Kosova mori vetëm 76 vota pro, 56 kundër dhe 22 abstenime.

Në raundin e dytë, Kosova mori 68 pro dhe 51 kundër dhe 16 abstenime. /Lajmi.net/