Vucic mohon dorëheqjen, thotë se s’ka zgjedhje të parakohshme në Serbi

Mediat serbe më herët kanë shkruar se kryeministri Aleksandër Vucic pritet të japë dorëheqje. Mirëpo vetë Vucic ka mohuar këtë lajm, duke thënë se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme në Serbi.

Lajme

18/10/2015 23:06

“Vendimi im është që të mos shkohet në zgjedhje të parakohshme”, ka thënë Vucic.

“Ky vendim vjen pasiqë ka ende punë për t’u bërë para fundit të vitit dhe shumë punë për t’u bërë në fillim të vitit tjetër. Në rast të zgjedhjeve të parakohshme, e gjitha kjo do të ndalej”, ka thënë Vucic.