Vrasje në Ferizaj, humb jetën një i ri

Një person i gjinisë mashkullore është vrarë sot në Ferizaj.

Lajme

20/02/2019 13:17

I njëjti është qëlluar me armë zjarri dhe ka humbur jetën.

Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Ferizajt, Agim Gashi ka thënë se viktima është i gjinisë mashkullore, 25-30 vjeç.

“Rreth orës 12:30 ka ndodhur rasti. Bëhet fjalë për një gjuajtje me armë zjarri,  një person ka ndërruar jetë sipas mjekut kujdestar, është i moshës 25-30 vjeç”, ka thënë Gashi.

Tutje, ai ka shtuar se policia është në vendin e ngjarjes dhe po merret me hetime. /Lajmi.net/