“Vrapo babadimër” këtë vit ndihmon 500 familje në nevojë

Në kryeqytet sot është mbajtur mini-maratona humanitare “Vrapo babadimër”.

Lajme

16/12/2018 13:58

Në këtë organizim kanë marrë pjesë qindra fëmijë të cilat paraprakisht kanë blerë kostumin e babadimrit.

Organizatori, Jusuf Islami ka thënë se me këtë iniciativë këtë vit do t’i ndihmojnë 500 familje, raporton lajmi.net.

“Ky është edicioni i tretë. Këtë vit kemi me i ndihmu 500 familje të cilat do të përzgjidhen nga ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale. Falënderoj ministrinë e Kulturës dhe gjithë donatorët që kanë kontribuuar”, ka thënë Islami.

Theksojmë se kjo mini-maratonë ka disa vite që organizohet në Prishtinë me qëllimin që të ndihmoj familjet në nevojë me rastin e festave të fund vitit. /Lajmi.net/