Votoni, ose Kryetari do të jetë shqiptar

Krstimir Pantic shpreh shqetësim e tij për pjesëmarrjen e ulët të serbëve në Veri të Mitrovicës. Ai thotë se në rast se vazhdon një trend i tillë i pjesëmarrjes, do të zgjidhët një kryetar shqiptar për Veriun, qysh në raundin e parë.

Lajme

03/11/2013 15:37

Përfaqësues të subjekteve politike serbe në pjesën veriore të Kosovës kanë shprehur shqetësim për pjesëmarrjen e ulët të serbëve në zgjedhje.

Ata frikohen se nëse vazhdon një trend i tillë i pjesëmarrjes së serbëve në zgjedhje, do të ketë një kryetar shqiptar.

Kandidati i “Listës Serbe” për kryetar të Veriut të Mitrovicës Krstimir Pantic, ka thënë se deri më tani pjesëmarrja e serbëve është 30 për qind.

“Të dhënat aktualisht janë shumë brengosëse. Nga numri total i votuesve, mbi 70 për qind janë shqiptar ndërsa më pak se 30 për qind janë serbë. Nëse vazhdon një trend i tillë i pjesëmarrjes,  do të kemi të zgjedhur një kryetar shqiptar dhe atë në raundin e parë”.