Voton edhe Fadil Vokrri, ky është mesazhi i tij

"Duke marrë parasysh që të dy kandidatët kanë premtuar që futbollin dhe sportin do ta kenë në fokus, unë besoj që sporti do të fitojë gjithsesi sot”.

Sport

19/11/2017 11:24

Fadil Vokrri, kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës, ka kryer sot obligimin qytetar, shkruan “Lajmi.net”.

Ai ka votuar në zgjedhjet lokale, me shpresën që kryetari i ri do të jetë i frytshëm për sportin.

Vokrri është i bindur për një gjë të tillë.

“Duhet të dalim të gjithë dhe të vendosim për të ardhmen e qytetit. Duke marrë parasysh që të dy kandidatët kanë premtuar që futbollin dhe sportin do ta kenë në fokus, unë besoj që sporti do të fitojë gjithsesi sot”, deklaroi Vokrri. /Lajmi.net/