Voton Albin Kurti: Jemi zgjuar të gëzuar

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, votoi në qendrën e tij të votimit në Fakultetin Juridik dhe bëri thirrje për pjesëmarrje sa më të madhe të votuesve sot në raundin e dytë të zgjedhje për kryetarë të 19 komunave të Kosovës.

Lajme

19/11/2017 09:31

“Jemi zgjuar të gëzuar, votojmë anekënd Kosovës për kryetarë të komunave. Qartësia është maksimale sepse janë vetëm dy emra në fletëvotim prandaj edhe pjesëmarrja duhet të jetë maksimale”, tha Kurti.

“Sot nuk vendosin politikanët për qytetarët por qytetarët për politikanët, andaj për 15 minuta vajtje- ardhje le të vendosim për së paku katër vitet e ardhshme kush do të qeverisë mee komunat e Kosovës”, tha Kurti.