Vlora Çitaku nderon dëshmorët amerikanë

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku së bashku mijëra njerëz kanë nderuar dëshmorët amerikanë në prag të festave të fundvitit.

Lajme

16/12/2017 20:20

“Çdo vit, dhjetëra mijëra Amerikan, organizohen vullnetarisht, dhe në prag të festave të fundvitit vendosin kurora në varrezat e dëshmorëve”, ka shkruar ajo në profilin e saj në Facebook.

“Sot, bashkë me Lendita Haxhitasim, Besianë Musmurati dhe Modesta Imeri nga Ambasada e Kosovës, u bashkuam në këtë aktivitet”.

“Pamë gra e burra, të rritur e fëmijë. Shumë prej tyre kishin udhëtuar me kilometra vetëm për të qenë sot aty. Aty ku pushojnë heronjtë”.

“Për më pak se tri orë, secili gurë në Arlington ( mbi 400.000 ) u vesh me kurorë lulesh. Para secilit varr pati përkulje”.

“Shpresoj që një ditë të shoh diçka të tillë edhe në Kosovë”.

Image may contain: one or more people, people standing, grass, tree, plant, flower, outdoor and nature

Image may contain: one or more people, tree, plant, grass, sky, shoes, flower, outdoor and nature

Image may contain: one or more people, tree, plant, child, outdoor and nature