Vjosa Osmani takohet me Kongresistin Amerikan

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani në kuadër të qëndrimit të saj në SHBA, ka bërë të ditur se është takuar me kryetarin e komisionit për siguri kombëtare, kongresistin Michael McCaul.

Lajme

08/12/2017 14:19

Ajo përmes rrjetit social Facebook tha se involvimi i shteteve të vogla në forume e organizata të sigurisë ndërkombëtare, është tejet me rëndësi në përpjekjet për luftimin e ekstremizmit dhe radikalizmit, raporton lajmi.net.

Ky është postimi i saj në facebook:

“Gjatë punimeve të forumit parlamentar të organizuar nga Kongresi amerikan, pata rastin të diskutojë edhe me Kryetarin e Komisionit për Siguri Kombëtare, Kongresistin Michael McCaul. Involvimi i shteteve të vogla, siç është Kosova, në forume e organizata ku diskutohen politika të sigurisë ndërkombëtare është tejet me rëndësi në përpjekjet transnacionale për luftimin e ekstremizmit e radikalizmit..” /lajmi.net/