Vjen traileri për pjesën e tretë të filmit ‘Taken’

Serisë së filmave 'Taken' me Liam Neeson i shtohet edhe një pjesë e tretë dhe për këtë ka dalur një trailer që duket më i mirë se dy filmat e parë bashkë.

ShowBiz

01/10/2014 23:38

‘Taken 1’ është një nga filmat që çdo shqiptar ka bërë gjithçka për ta parë, pasi që në film pikërisht shqiptarët janë ata që ja kanë rrëmbyer vajzën.

Pjesa e dytë e filmit ka pasur një dinamikë pak a shumë të njëjtë, por është shikuar mjaft shumë, por ky paralajmërim për ‘Taken 3’ ka lënë gojëhapur të gjithë.

Duket se ka për të qenë një film me shumë aksion dhe një ngjarje shumë interesante, saqë fansat janë duke thënë se ky trailer është më i mirë se dy filmat e parë bashkë, dhe pritet të ketë sukses të hatashëm.

Filmi do të fillojë të shfaqet më 8 janar të vitit 2015 ndërsa në rolin e Bryan Mills do të jetë përsëri Liam Neeson.