Vjen sot iOS 11

Siç ishte paralajmëruar nga Apple, sot vjen sistemi operativ iOS 11, përditësimi për pajisjet mobile të kësaj kompanie. Të rejat e tij janë që nga transferimi i parave, tek ndërfaqja e re e qendrës së kontrollit dhe dosje të reja eksplorimi me emrin File.

Auto & Tek

19/09/2017 16:41

Disa nga të rejat që do të transformojnë iPhone dhe iPad:

Leku udhëton në chat
Apple Pay, sistemi i pagesave ‘mobile’ mund të përdoret edhe për transferim parash nga një përdorues në tjetrin, përmes një mesazhi në aplikacionin iMessage. Fillimisht vetëm në SHBA.

Siri më “njerëzor”
Inteligjenca artificiale do e bëjë asisteitn virtual të Apple më natyral dhe ekspresiv, madje dhe tonin. Mund të përkthejë nga anglishtja në kineze, frëngjisht etj.,

“Mos shqetëso” në timon
iPhone do të kuptojë kur përdoruesi është duke ngarë makinën dhe do të çaktivizojë njoftimet  e mesazheve dhe aplikacioneve të tjera, kështu që ekrani nuk do të ndizet të shpërqëndrojë drejtuesin e mjetit.

Fotokamera
Mund të bëhen foto në modelin Portret me qëndrueshmëri optike të pamjes dhe karakteristika profesionale.

App Store
Dyqani i aplikacioneve ndryshon fytyrë. Aplikacione dhe lojëra do të prezantohen edhe me intervista të krijuesve. /Lajmi.net/