Viti, vdes një burrë pasi u helmua në dhomën  e tij

Një burrë në Viti është dërguar pa shenja jete dje në spitalin e Gjilanit, njofton policia. Dyshohet se viktima në rrethana të panjohura është helmuar.

Lajme

02/09/2018 12:01

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimën është dërguar në IML për obduksion, tha policia.

Ndërsa, policia këtë rast e ka cilësuar si vdekje të dyshimtë.

“Viktima mashkull K/Shqiptar, nga emergjenca e Vitisë është dërguar në Spitalin e Gjilanit pa shenja jete. Dyshohet se viktima në rrethana ende të pa njohur është helmuar në dhomën e tij dhe nga familjarët është dërguar në emergjencën e Vitisë”, thuhet në njoftim.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimën është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar./Lajmi.net/