Viti, sulmohet me sëpatë në kokë (Foto)

jë person është sulmuar me sëpatë në kokë në fshatin Kabash të Vitisë duke iu shkaktuar lëndime trupore,

Lajme

18/11/2017 19:18

I dëmtuari me iniciale N.A nga Gjilani ka deklaruar se njëherë është kanosur me armë zjarri nga i dyshuari pastaj kanë filluar goditjet me sëpatë nga djali i tij.

Viktima ka deklaruar se agresorët janë të njohur për të.

Gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë, teksa gjendet i shtrirë në emergjencën rajonale të Gjilanit.

E i dyshuari L.M është arrestuar nga policia, ndërsa i dyshuari tjetër T.M gjendet ende në arrati.

Motivi i rastit besohet të jetë një zënkë e para disa muajsh, ndërsa Klan Kosova mëson se ngjarja ka ndodhur rreth orës 6 e 30 e mëngjesit pas një gare me qenë.

Rastin për Klanin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.