Viti 2014 më i keqi ndonjëherë për gazetarët palestinezë

Qendra Palestineze për Zhvillimin dhe Lirinë e Mediave bënë të ditur se 17 gazetarë apo personeli tjetër të mediave janë vrarë gjatë ofensivës së Izraelit në Rripin e Gazës verën e kaluar.

Bota

15/03/2015 18:57

Viti 2014 ka qenë viti më i keq për mediat palestineze dhe punonjësit e saj, ku janë vrarë 17 gazetarë apo personeli tjetër i mediave. Ky qëndrim ka ardhur sot nga Qendra Palestineze për Zhvillimin dhe Lirinë e Mediave, një organizatë qeveritare kjo që mbron të drejtat e gazetarëve, raporton Anadolu Agency.

“Viti 2014 ka qenë viti më i keq dhe më i përgjakshëm për gazetarët palestinezë. Gjatë pushtimit izraelit janë kryer 351 shkelje, duke përfshirë edhe krime kundër gazetarëve në vitin 2014”, deklaroi sot Ghazi Hanania, drejtor i Qendrës Palestineze për Zhvillimin dhe Lirinë e Mediave me bazë në Ramallah.

Hanania ka deklaruar se 17 gazetarë apo personeli tjetër të mediave janë vrarë gjatë ofensivës së Izraelit në Rripin e Gazës verën e kaluar. Ai gjithashtu tha se agjencitë palestineze të sigurisë kanë kryer 141 shkelje kundër gazetarëve në Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës gjatë vitit të kaluar, 90 prej të cilave në Bregun Perëndimor. Shkeljet nga ana e autoriteteve izraelite ndaj përfaqësuesve të medieve palestineze janë rritur me 132 përqind gjatë 2014 në krahasim me vitin e mëparshëm. Shkeljet nga agjencitë palestineze të sigurisë kundër gazetarëve janë rritur me 46 përqind gjatë vitit të kaluar.

Në korrik dhe gusht të vitit 2014, më shumë se 2160 palestinezë në Rripin e Gazës janë vrarë,  shumica civilë dhe 11.000  të tjerë janë plagosur gjatë sulmeve 51 ditore  ushtarake izraelite. Ofensiva më në fund përfundoi më 26 gusht 2014 pas një armëpushimi të nënshkruar në Kajro  mes të Izraelit dhe fraksioneve palestineze të rezistencës.