Vitaminat, mineralet dhe antioksiduesit që përftojmë nga misrat e pjekur – Lajmi.net
Vitaminat, mineralet dhe antioksiduesit që përftojmë nga misrat e pjekur
Autori: Lajmi.net LifestyleShëndeti 0:19, 10 August 2017
Misri, një produkt me shumë vlera që mund ta përdorni në gjitha vaktet e ditës suaj, pasi ka një përmbajtje të lartë në karbohidrate dhe shumë fibra, njësoj si buka ose ndryshe si gruri.

Shikoni se sa shumë vlera përmban:

1) Është një burim i pasur i vitaminave A, B, E, thiamine dhe niasin, acid pantotenik dhe është burim shumë i mirë i mikroelementeve dhe ka një përmbajtje shumë të lartë në fibra!

2) Misri gjithashtu siguron një pjesë të madhe të vlerave ditore në acid folik, një vitaminë shumë e rëndësishme që luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin e duhur të fetusit në shtatzëninë përgjatë tremujorit të parë.

3) Gjithashtu misri përmban një vlerë shumë të lartë antioksiduesish duke ndihmuar -në sëmundjet tumorale – në parandalimin e Alzheimer, – ndihmon në uljen e inflamacionit (edeme) – dhe përmban Beta-Criptoksanthin, një substancë që hynë në familjen e karotenoideve dhe është një antioksidues shumë i fuqishëm, i cili na mbron nga tumori i mushkërive, por jo vetëm – përmban lutein dhe zeaksanthin, dy substanca që mbrojnë syrin nga degjenerimi makular, shkaku kryesor i humbjes së vizionit tek të moshuarit. Shikoni format e ndryshme që mund të përdoret! /Lajmi.net/

 

Fjalët kyçe: misri i pjekur, Vitamina

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play iStunt 2
  • Play Stealth Sniper
  • Play Urban Basketball
  • Play Pro Kicker Frenzy