Visar Ymeri, gjilanasve: Komunën mos ja leni Lutës

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, së bashku me anëtarë të tjerë të Vetëvendosjes kanë qëndruar për fushatë në Gjilan.

Lajme

23/09/2017 18:25

Nga atje Ymeri u ka thënë gjilanasve se “komunën nuk duhet të ja leni Lutës”, duke aluduar në qeverisjen e Lutfi Hazirit, kryetarit të tanishëm të Gjilanit.

“Pushteti i Lutës dhe të tjerëve para tij, e kanë privatizuar pushtetin”.

“Komunën duhet ta fitojë një kryetar të flenë natën dhe punon ditë – jo e kundërta”.

“Sami Kurteshi ka shumë energji dhe nuk lodhet kurrë”.

“Sami Kurteshi do të ju shërbejë të gjithëve pa dallim”.

“Me 22 tetor mendjen duhet ta kem top e të ftohtë, zemrën plotë e të ngrohtë, lapsin fort te numri 10”.