Videoja që bindi Google-in të blejë YouTube-in

A mund besoni se ishte një video në YouTube që bindi Google-in të blinte gjigantin e videove në internet. Para 9 vitesh, në 2006-ën, Google bleu YouTube-in për 1.65 miliardë dollarë. Kompania drejtohet tani nga Susan Wojcicki, dikur zëdhënëse e Google-it për bizneset e reklamave AdSense dhe Adwords.

Auto & Tek

06/12/2015 22:00

Wojcicki në atë kohë iu dha detyra që të drejtonte nismën e re të Google-it në fushën e videove dhe të kërkonte për opsione të tjera për të zhvilluar këtë projekt. Pasi pa videon me dy djem kinez duke lëvizur buzët sipas këngës “As Long As You Love Me” të Backstreet Boys, Wojcicki vendosi të bindë stafin e Google-it që të blejnë YouTube-in.

“Ishte ajo video që më bëri të kuptoj se njerëz në të gjithë botën mund të krijojnë përmbajtje të ndryshme, dhe për këtë nuk është e nevojshme të jesh në studio.”

Hidhini një sy videos së mëposhtme:

YouTube player