Vetura e Policisë tejkalon në vijë të plotë/Video

Një video e dërguar nga një qytetar në adresë të KALLXO.com, tregon se si një veturë e Policisë së Kosovës shkakton kundërvajtje në trafik.

Lajme

19/06/2018 12:01

Siç shihet në video, vetura hyn në tejkalim në vijë të plotë dhe tejkalon së paku tri automjete në lëvizje.

Vetura e Policisë derisa shkel rregullat e trafikut nuk e ka të ndezur dritën rrotative, e cila përdoret në rastet e ndërhyrjeve nga ana e Policisë.

Tejkalimi në vijë të plotë që paraqet shkelje të rëndë të rregullave të trafikut, siç shihet nga videoja ka ndodhur në aksin rrugorë Pejë-Prishtinë, saktësisht në afërsi të fshatit Gllarevë.

YouTube player