Vetëvritet një 17 vjeçar në komunën e Vitisë

Një 17 vjeçar në fshatin Verban në komunën e Vitisë, sot është gjetur i vdekur.

Lajme

14/02/2018 15:10

Lajmi.net nga burime të veta mëson se ai ka bërë vetëvrasje duke u varur në litarë në shtëpinë e tij.

Gjetjen e trupit të pajetë e ka konfirmaur edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, për lajmi.net, por që nuk ka dhënë detaje tjera.

Në fshatin Verban të Vitisë është gjetur një trup i pajetë, policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa prokurori i rasti ka urdhëruar që trupi i tij të dërgohet për obduskon”, ka thënë Hashani për lajmi.net.