Veseli thotë se Asociacioni me kompetenca ekzekutive është i papranueshëm

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka dhënë detaje ekskluzive për Klan Kosovën, në lidhje me vizitën e përbashkët të liderëve institucionalë kosovarë të zhvilluar sot në Shqipëri.

Lajme

12/09/2018 21:03

Veseli ka bërë të ditur se Tirana zyrtare ka dhënë mbështetje të fuqishme sa i përket ballafaqimit të Kosovës në fazën finale të dialogut me Serbinë.

“Shqipëria – pozitë e opozitë, tregoi qartazi një përkrahje të fuqishme në ballafaqimin e Kosovës me Serbinë në kuadër të dialogut”.

”Kemi takuar përfaqësuesit e opozitës por edhe liderët institucional. Qëllimi ynë ishte që ne sa më shpejt të bëhemi bashkë”.

”Qëndrimi i tyre është ai sikurse i qytetarëve tanë kur u shpall pavarësia e Kosovës – ecja përpara e shtetit tonë sovran drejt integritetit, në të njëjtën kohë qëllimi ynë është edhe kujdesi në mënyrë të veçantë ndaj shqiptarëve kudo që janë përfshirë edhe Luginën e Preshevës”.

Tutje, Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, ka theksuar se të gjithë liderët përfshirë pozitë e opozitë, janë dakorduar që të kundërshtojnë idetë e mundshme që mund të rrezikojnë shtetësinë e Kosovës, siç është ajo e themelimit të Asociacionit me kompetenca ekzekutive.

”Kjo lëvizje do një strategji nacionale të unifikimit. Ne duhet të bashkohemi gjithsesi në ballafaqimin me Serbinë. Sigurisht ne nuk i frikësohemi këtij ballafaqimi”.

”Jemi dakorduar se Asociacioni me kompetenca ekzekutive do të jetë i papranueshëm”.

”Qëndrimi ynë është që ne duhet t’i drejtohemi zonjës Mogherini, sepse vetëm kur jemi bashkarisht,  zgjidhja e problemeve ndodh nga ne”.

”Nuk është zgjidhje nuk është rrugëtim i duhur, ato janë ankesa të cilat kanë të bëjnë me cështje të brendshme të shtetit. Nuk i ndihmojnë shumë Kosovës, por janë efektive për ego pushtetare”.

”Jemi në rrugë të mirë, do të kemi koncencusin nacional. Krejt ajo cka na dallon aktualisht është se dikush është Pozitë e dikush Opozitë. Jemi duke komunikuar, nesër seacnë parlamentare, do të komentojnë”.

”Duhet të jemi bashkë, kjo është rruga e vetme”.