Veseli takohet me Apostoloven, flasin për Raportin e Progresit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, është duke mbajtur një takim me shefen e zyrës së BE-së në Kosovë, Natalyia Apostolova.

Lajme

18/04/2018 12:40

Temë diskutimi e këtij takimi pritet të jetë Raporti i Progresit për Kosovën i publikuar gjatë ditës së djeshme nga Komisioni Evropian, shkruan lajmi.net.

Me këtë rast, Apostolova i ka dorëzuar Kryetarit Veseli Raportin e Progresit  në të cilin thuhet se Kosova duhet të vazhdojë bashkëpunimin e saj lidhur me MSA-në dhe duhet të presë për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE.

Ndryshe, Veseli më herët theksoi se ky raport ka vlerësuar të arriturat e Kosovës lidhur me përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave./Lajmi.net/