Veseli për takimin me presidentin Trump: Kosova është e bekuar që ka mbështetjen e Amerikës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka treguar për takimin që e ka pasur me presidentin e shtetit amerikan, Donald Trump.

Lajme

23/02/2017 10:43

Veseli ka thënë se Kosova është e bekuar që ka miq të fuqishëm.

Veseli ka thënë se është i vetmi lider i Ballkanit që ka takuar Trumpin. Veseli konsideron se ky është bekim për popullin e Kosovës që ka mbështetjen amerikane.

“Takimi im me presidentin Trump  është takim që i shërben Kosovës. Unë kam qenë shumë krenar, jo për faktin që jam taku me të, por për faktin që vazhdon mbështetja amerikane për popullin e Kosovës. Kam qenë i entuziazmuar, momentin kur kanë shkuar shumë mesazhe se cila do të jetë politika amerikane nën udhëheqjen e trupit, vërtet është një bekim për popullin e Kosovës. Çdo herë jemi të bekuar për partneritetin me vendet më të fuqishme”, ka thënë Veseli pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit./Lajmi.net/