Veseli për Kadarenë: Krenari për ne, vlerë për botën

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë për shkrimtarin Ismail Kadare se është krenari për kombin shqiptar dhe vlerë për mbarë botën.

Lajme

30/05/2016 22:48

Veseli e ka cilësuar shkrimtarin shqiptar me famë botërore, si prijës i letërsisë shqiptare në atë bashkëkohore.

“Gjenialiteti i Ismail Kadaresë në letërsinë botërore, njihet që moti, botërisht. Ai është priësi yni në letërsisë bashkëkohore. Sot, dhënia e titullit ‘Komandant i Legjionit të Nderit’ nga presidenti francez Françoise Hollande, është krenari për ne, është vlerë për botën”, ka shkruar Veseli në facebook. /lajmi.net