Veseli: Në takimin e ardhshëm për dialogun do të jetë edhe opozita

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli është shprehur optimist së në takimin e ardhshëm në kuadër të dialogun më Serbinë, e pranishme do të jetë edhe opozita.

Lajme

18/07/2018 10:28

Ai është shprehur kështu pas takimit që ka zhvilluar delegacioni kosovarë me shefen e BE-së, Federica Mogherini.

Veseli ka thënë se Kosova do të jetë konstruktive në dialog dhe nga ky proces presin anëtarësimin në OKB dhe njohjen e Kosovës nga Serbia.

“Nga dialogu presim që Kosova të jetë pjesë e OKB-së, dhe njohjen e pavarësisë nga Serbia. Në takimin e ardhshëm për dialogun do të jemi të gjithë së bashku edhe me opozitën”, është shprehur Veseli,përcjell lajmi.net.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se Komisioni Evropian në ora 11:30 do të jep rekomandimin pozitiv për vizat./Lajmi.net/