Veseli në Gjilan: Koalicioni i Fillimit të Ri për zhvillim ekonomik dhe ruajtje të miqësisë me SHBA-të

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli po e mbanë një takim me qytetarë të Gjilanit.

Lajme

25/05/2017 18:02

Kosova, tha ai, do të vazhdojë rrugën drejt integrimeve evropiane dhe do të ruajë miqësinë e fortë me SHBA-të.

Koalicioni me AAK-në dhe Nisman, tha Veseli është koalicion i lirisë dhe i të gjithë qytetarëve të Kosovës. Por, mbi të gjitha, tha ai, është koalicion i rinisë dhe i zhvillimit ekonomik.

Ai ka thënë se do të krijohet perspektivë për rininë, që ata të jenë të gatshëm për tregun e punë dhe për hapje të bizneseve.

Veseli shtoi se me 11 qershor, qytetarët kanë tri opsione para vetës; atë që nuk merr vendime të mëdha për vendin, opsionin që e rrënon vendin dhe shkeputë alenacen me SHBA-në, si dhe opsionin për vendime të mëdha për vendin. /Lajmi.net/