Veseli: Kosovës i janë dashur plot njëqind vjet që drenicaku të shpallë Pavarësinë

Në përvjetorin e 16 të themelimit të Partisë Demokratike të Kosovës, kryetari i partisë, Hashim Thaçi i shoqëruar nga zëvendëskryetari Kadri Veseli dhe anëtarë tjerë të partisë, kanë vizituar sot komunën e Drenasit, ku janë pritur nga kryetari i degës së PDK-së, Nexhat Demaku dhe qindra simpatizantë të partisë.

Lajme

11/02/2016 19:59

Në fjalën e tij, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi ka falenderuar të gjithë të pranishmit dhe ka thënë se ndjehet I nderuar qe gjendet në Drenas.

” Jemi të nderuar që gjindemi para jush që keni votu Partinë Demokratike të Kosovës, e keni forcu PDK-në dhe bashkimi juaj ka ndikuar në fitorën e PDK-së në krejt Kosovën, prandaj në çdo vend nevoitet një vend sikur Drenica që është e bashkuar. Ka shumë vlera që na mbajnë të bashkuar para asaj partiake, para së gjithash është e kaluara jonë, tradita jonë kryengritëse brez pas brezi. Uniteti dhe bashkimi ka ndikuar që ne sot jemi të unfikuar si parti. Kosova i ka besuar gjithëmonë Drenicës, sepse Drenica ka dhënë shumë për luftën e fundit. Ai që ka pretenduar të na hyjë në mes të Drenicës, në mes të PDK-së, do të zhgenjehet, sikurse janë zhgenjyer shumë të tjerë”, theksoi Thaçi. Ai poashtu ka porositur që të jenë unifikues në të gjitha sfidat. “Mesazhet e mija janë që Drenasi të mbetet i unifikuar edhe në sfidat tjera që na presin ne të ardhmen, sepse po nga Drenasi dua të dergoj mësazhin e dialogut, të bashkëpunimit të ndërsjell politik”, porositi Thaçi.

Ndërsa zëvendëskryetari i PDK-së, Kadri Veseli tha se sot shpreh një përshendetje të veçantë nga një vend i veçantë me njerëz të veçantë, të idealit, sakrificës, trimërisë e pëkrahjes së pakursyer të Partisë Demokratike të Kosovës.

“PDK-ja në programin e saj qeverisës, ka zhvillimin ekonomik të Drenasit dhe infrastrukturën në përgjithësi. Në të kaluarën Drenica ka dhënë shumë për vendin dhe ne jemi krenarë për gjithë kontributin e dhënë për lirinë e vendit. Veseli po ashtu tha se Brenda pak ditësh do të jetë President i Kosovës. “Partia Demokratike e Kosovës ka kaluar në shumë sfida, por ka krijuar bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me Bashkimin Evropian dhe gjithë përkahësit e vendit. Kosovës i janë dashur plot njëqind vjet që drenicaku të shpallë Pavarësinë e Kosovës, prandaj ky njeri brenda disa ditësh do të jetë President i Republikës së Kosovës”, theksoi zëvendëskryetari Veseli.

 

Ndërkohë kryetari i degës së PDK-së, në Drenas, Nexhat Demaku tha se prezenca e strukturave udhëheqëse të PDK-së dhe gjithë këta qytetarë, dëshmon më se miri besimin e vazhdueshëm ndaj subjektit me të madh partiak në Kosovë. “Që nga themelimi i Partisë Demokratike të Kosovës, ideja dhe programi i saj gjeti mbështetjen e gjerë qytetare në Komunën tonë. Sot PDK-ja ka ndërtuar tre breza mbështetës të saj dhe kjo mbështetje e gjerë vjen për shkak të besimit në lidershipin e saj”, ka thënë Demaku./ Lajmi.net