Veseli edhe zyrtarisht tifoz i Kosovës (Foto)

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka pranuar sot edhe zyrtarisht kartelën e tifozërisë së përfaqësueses së Kosovës në futboll.

Lajme

23/03/2017 15:12

Kartela e artë e tifozit, kryetarit Veseli i është dorëzuar nga udhëheqësit e tifozërisë kosovare. Me këtë rast, Veseli ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se ndihet i lumtur që edhe zyrtarisht ka pranuar kartelën e anëtarit të tifozëve. “Që nga fillimi kam mbështetur Përfaqësuesen e Kosovës në Futboll. Por, prej sot, jam edhe zyrtarisht anëtar i tifozerisë së saj të mrekullueshme”, ka shkruar Veseli në Facebook.