Veseli: Disa njerëz që luftojnë krimin kanë orë të shtrenjta, shumë gra e shumë pushime

Dukë folur për Vetingun në Polici, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka thënë se disa njerëz që luftojnë krimin kanë orë të shtrenjta e shumë gra.

Lajme

22/11/2017 22:25

Ai ka thënë se të njëjtit bëjnë edhe pushime të shtrenjta.

“Disa njërëz që luftojnë krimin kanë orë të shtrenjta, shumë gra e shumë pushime…. Me rrogë 700 euro nuk mund ta kesh veturën e 80 mijë eurove”, ka thënë Veseli, në emisionin ‘Betimi për Drejtësi’.

Ai nuk ka përmendur emra konkret, por gishtin e ka drejtuar kah pjesë të caktuara të Policisë së Kosovës, sidomos, pjesës që merret me hetimin e krimeve ekonomike.