Veseli: Dënimi i Mlladiqit, drejtësi e vonuar por ngushëllim për familjarët e viktimave

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka komentuar dënimin e Ratko Mladiçit.

Lajme

22/11/2017 15:45

Veseli ka thënë se pavarësisht që vendimi është i vonuar, konfirmon gjenocidin që Serbia kreu në Bosnje.

Sipas kreut të Kuvendit, dënimi me burgim të përjetshëm për Mladiçin, është ngushëllim për familjet e mijëra civilëve të pafajshëm që u masakruan.

“Drejtësia ndërkombëtare, ndonëse me vonesë, konfirmoi sot për gjenocidin që Serbia kreu në Bosnje. Vuajtjet e tmerrshme që ka përjetuar populli në Bosnje nuk shërohen kurrë, por dënimi me burg të përjetshëm i Ratko Mladiç është ngushëllimi që kanë merituar për vite me radhë familjet e mijëra civilëve të pafajshëm që u masakruan. Evropa nuk mund t’i jetësojë idealet e veta për bashkim, liri e barazi mes popujve, pa e vendosur në vend drejtësinë. Dhe, kjo vlen edhe për krimet që i janë bërë popullit tonë gjatë luftës së fundit në Kosovë”, ka deklaruar Veseli në Facebook./Lajmi.net/