Veseli: Anëtarësimi i Malit të Zi në NATO e bën rajonin më të sigurt

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka uruar deputetët e Kuvendit të Malit të Zi për votimin pro anëtarësimit në NATO.

Lajme

28/04/2017 19:04

“Dua të uroj kolegët e Parlamentit të Malit të Z për votën historike që sapo kanë dhënë për anëtarësimin në Organizatën e Aleancës të Atlantikut Verior. Anëtarësimi në NATO është një hap i rëndësishëm, jo vetëm për shtetin tonë fqinj por edhe për Kosovën, duke e bërë rajonin tonë më të sigurtë.”, ka shkruar Veseli në rrjetin social Facebook.

Votimin pro të deptuetëve e ka uruar edhe presidenti Thaçi. /Lajmi.net/