“Disa studimet të fundit tregojnë se janë disa gjëra shumë të vogla, që bëjnë që njerëzit të kenë probleme seriozë në lidhjen e tyre të dashurisë”, ka thënë Carrie Cole, një psikologe e çifteve në Houston, transmeton Klan Kosova.
Lajmi i mirë? Fakti se keni probleme me partnerin tuaj, nuk do të thotë se lidhja juaj po shkon drejt divorcit.
Një studim i fundit ka gjetur se shumica e çifteve janë të prirur të zgjedhin problemet e tyre – dhe t’i largojnë shprehitë e këqija. Por, megjithatë më poshtë mund të shihni disa nga këto shprehi, që dëmtojnë një lidhje të dashurisë, madje edhe ta dërgojnë drejt divorcit.
– Të flasësh keq për njëri-tjetrin prapa shpinës
– T’i përmendësh vazhdimisht gjërat që tjetri bën gabim
– Kur nuk e vendos asnjëherë veten në pozitën e partnerit
– Kur nis debatet me veprime të tilla, si drejtimi i gishtit drejtues
– Kur nuk e kupton kur një debati i ka ardhur fundi
– Kur nuk debaton asnjëherë
– Kur pret shumë gjatë për të zgjidhur ose diskutuar problemet që keni.