Vendos t’i ushqejë fëmijët me banane, por brenda saj kishte diçka të tmerrshme

Një nënë në Virgjinia ka postuar një video në Facebook me anë të së cilës i këshillon prindërit që të jenë të kujdesshëm kur vendosin t'i ushqejnë fëmijët me fruta.

Fun

22/09/2016 00:09

Kiersta Woods tregoi nepërmjet postimit se kishte marrë banane për ta ushqyer djalin e saj dy vjeçar, por pas pak sekondash vogëlushi e kishte hedhur bananen duke bërtitur.

Ajo këshillon prindërit që të jenë të kujdesshëm sepse ishte ndarë e tmerruar nga pamjet e një merimange në tavolinen e saj dhe qeskat që merimanga i kishte formuar në fundin e bananes, transmeton lajmi.net

Lloji i merimanges nuk dihet, por Woods është e lumtur që e gjithë kjo situatë e tmerrshme nuk ka përfunduar më keq.

“Kjo ishte absolutisht e tmerrshme për ne, jo pse unë frikësohem nga merimangat, por se kjo ngjarje do të mund të përfundonte shumë keq, ndoshta edhe me vdekje.” shprehet ajo.