Vendos të ushqejë me gji të bijën 7-vjeçare, por i dalin probleme me ligjin

Vendimi i papritur i një gruaje për të ushqyer të bijën me gji ka bërë që ajo të përballet me ligjin.

Lifestyle

19/04/2016 01:24

Një nënë nga Urdrof, qytet i vogël në afërsi të Zyrihut, në Zvicër, u bë protagoniste e medieve lokale pas vendimit të saj për t’i rifilluar ushqyerjen me qumësht gjiri vajzës së saj 7 vjeçe.

Pas një kohe të gjatë, ajo ka vendosur ta ushqejë sërish të bijën në këtë mënyrë, bën të ditur “TeleZueri.ch”.

Por autoritetet nuk kanë hezituar të nisin një hetim ndaj saj për “dhunë seksuale ndaj të miturve”./shekulli