Vendimi për pronat e manastirit, Komuna e Deçanit një javë në grevë

Pas marshit paqësor të mbajtur javën e kaluar më 26 maj, ku është kundërshtuar fuqishëm vendimi i Gjykatës Kushtetuese për pronat e Manastirit Ortodoks, komuna e Deçanit, po vazhdon kundërshtimin e këtij vendimi.

Lajme

31/05/2016 15:13

Komisioni i dal nga Kuvendi Komunal në seancën e mbajtur me dyer të mbyllura, ku ka marr vendim që kjo javë të jetë “Javë e grevës”.

Kështu nga sot deri në fund të javës, institucioni i Komunës nga ora 8 deri në ora 12:00 do jetë në grevë.

Në konferencën për media të komisionit, kryetari i Komunës Rasim Selmanaj ka bërë me dije se më 16 qershor në ditën e çlirimit të qytetit do të mbahet edhe protesta e radhës.

“Fillimisht i kemi marr dy vendime, që komuna nga ky moment është në greve nga ora 8 deri në ora 12 dhe kjo grevë mbahet në shenjë revolte ndaj Gjykatës Kushtetuese që ia ka fal Gjykatës Kushtetuese Manastirit, si dhe po ashtu veprimi i dytë që kemi marr vendim është onanizmi i një proteste gjithë popullore e cila jo pahir do të mbahet më 16 qershor pikërisht në ditën e çlirimit të Deçanit”, tha kryetari i komunës se Deçanit Rasim Selmanaj./ lajmi.net.