Vendi ku ndodhi vrasja e sotme në Smolicë të Gjakovës

Ekipet që po e hetojnë rastin e vrasjes së H.A., i lindur më 1957, vazhdojnë të jenë në vendin e ngjarjes.

Lajme

14/10/2018 14:17

61-vjeçari ka mbetur i vdekur nga shpërthimi i eksplozivit të vendosur në derën e oborrit të shtëpisë së tij.

Gjurmët e shpërthimit janë aty, në derën e oborrit të viktimës.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 8:00 në Smolicë të Gjakovës.

Menjëherë pasi ka marrë informacionin, Policia e Gjakovës ka dalë në vendin e ngjarjes.

Aty Policia ka gjetur trupin e pajetë të H.A., i lindur më 1957.

Foto: Kallxo.com