Vendet e preferuara për të marrë një PO

Për të propozuar për martesë duhet gjetur vendi dhe koha e duhur. Shikoni më poshtë dhjetë vendet më të mira ku mund të propozoni të dashurën tuaj. Sepse preferohet që propozimet për martesë të bëhen gjatë udhëtimeve.

Bota

16/02/2014 22:23

Pranojeni. Vetën një herë në jetën tuaj ju do të dëshironit të ndiheshit si një hero i vërtet vetëm me një të kërcitur të gishtërinjve, të mbushur me romancë, të cilat përfundojnë me “happy ending”.

Ani pse janë vetëm gjashtë fjalë, duhet një kurajë jashtëzakonisht e madhe për t’i thënë: “A DO TË MARTOHESH ME MUA?”.

Propozimet për martesë, normalisht që duhet të mendohen mirë. Duheni të jeni të sigurt për hapat që do të merrni. Por, mos harroni, duhet të gjeni vendin e duhur dhe momentin e duhur, që përgjigja nga ana tjetër të jetë një PO e madhe.

E për të bërë një propozim, e cila nuk lë vend për një përgjigje negative, sigurohuni që të gjeni një vend të mrekullueshëm.

Preferohet që propozimet për martesë të bëhen gjatë udhëtimeve. Për dy arsye. E para është se njerëzit ndihen më komod të bëjnë gjëra të çmendura kur janë në një vend që nuk i njeh askush. Dhe e dyta, bëjeni propozimin tuaj gjatë udhëtimeve, sepse kështu do justifikoni ndoshta edhe paratë e shpenzuar për to. Pra, të mos ju shkojë udhëtimi huq, e ju të mos ktheheni vetëm me mbresat se keni vizituar një vend të bukur dhe asnjë më shumë.

Romë

 

Njëri prej vendeve më të mira mund të jetë Roma. Kryeqyteti italian ofron një ambient të përshtatshëm që të shprehni dashurinë për partnerin tuaj. Propozimin e famshëm mund ta bëni në çdo cep të qytetit, por sigurohuni që të gjeni një vend të përshtatshëm dhe thoni fjalët magjike në kohën e duhur.

Boracay, Philippines

 

Ose mund të shkoni për pushime në Filipine, vendi që të mahnitë me plazhet e rërë të bardh me me ujin e kristaltë. Shkoni në ishullin Boracay, është një vend aq i izoluar dhe ekzotik sa do të ju bëj të ndiheni se jeni në një ishull magjik. Ka shpresa të mëdha që përgjigja në pytjen tuaj do të jetë PO.

Seminyak, Bali, Indonesia

 

Një destinacion tjetër i preferuar për të propozuar më të dashurit tuaj që të ndani pjesën tjetër të jetës me të, është edhe ishulli Sminyka, Bali, Indonezi. Ky ishull përveç pamjes së mrekullueshme të plazheve ofron edhe një meny të mrekullueshme. Mund të propozoni për martesë, teksa hani darkë në plazh. Pse jo?!

Tulum, Mexico

 

Destinacionet të tjera të cilat mund të ndërlidhni aventurën me dashur është edhe Meksika. Edhe Australia është një destinacion që nëse keni mundësi të shkoni, gjeni një vend interesant, merrni frymë thellë dhe pyeteni atë. Fixhi mund të jetë një vend ku mund të nxisë që romanca juaj të shpërthejë. Vend i mirë për të marr vendime të rëndësishme.

Great Barrier Reef, Australia

 

Por gjithsesi Italia mbetet një vend i romancës.  Mund të shkoni në bregdetin e Amalfi ose dhe më mirë në Venedik, i cili edhe quhet vendi i dashurisë dhe i dashnorëve. Një vend që asnjë vajzë nuk mund të ju thotë JO.

Amalfi Coast, Italy

 

Por edhe metropolet e mëdha, që në kaosin e tyre nuk është se japin përshtypje se mund të jenë vende të mirëfillta për të shprehur romancë. New York konsiderohet vendi që nuk fle kur, dhe nëse dëshironi që dashuria juaj të jetë përgjithmonë e zgjuar dhe me jetë, gjeni një vend të bukur në këtë “Mollën e Madhe”, dhe bëhuni i fortë dhe parashtroni pyetjen e madhe.

Fiji

 

Nga të gjitha vendet e lartpërmendura, askush nuk mund të ja kalojë destinacionit të preferuar për të propozuar martesë. Nëse keni menduar pse ai qytet nuk është përmendur akoma, është se më të mirën e kemi lënë për fund.

Venice, Italy

 

Është Parisi, natyrisht. Vendi numër një, ku ju mund të deklaroni dashurinë tuaj të përjetshme. Një vend ku ndërthuret historia, drama, romanca, verërat, ushqimi i mirë, dhe gjithçka tjetër që ky vend ofron që të merrni një PO në përgjigjen tuaj.

New York City

 

Gjeni vendin e duhur dhe bëjeni pyetjen. Përgjigja duhet të jetë : PO, PO, PO, PO.

Megjithatë, s’ka si Parisi