Vendet e preferuara për ‘Check-in’

Nga Facebook deri tek Twitter, rrjetet sociale e kanë shumëfishuar nevojën për të komunikuar me miqtë tuaj për atë se çka mendoni, si shkoni, e mbi të gjitha se ku gjendeni.   Ka shumë aplikacione dhe opsione që ua mundësojnë të tregoni se ku pozicionoheni për momentin. Aeroportet janë vendet ku përdoruesit i dedikohen më…

Lifestyle

28/11/2013 20:00

Nga Facebook deri tek Twitter, rrjetet sociale e kanë shumëfishuar nevojën për të komunikuar me miqtë tuaj për atë se çka mendoni, si shkoni, e mbi të gjitha se ku gjendeni.

Los Angeles

 

Ka shumë aplikacione dhe opsione që ua mundësojnë të tregoni se ku pozicionoheni për momentin. Aeroportet janë vendet ku përdoruesit i dedikohen më së shumti kësaj praktike, pak për ta kaluar kohën e ‘vdekur’ dhe pak për t’ju treguar miqve që po udhëton, për t’u ndier paksa më ‘cool’.

Atlanta

Duke i analizuar postimet e bëra, është interesante të thuhet se aeroporti ku regjistrohen më së shumti ‘check-in’ është ai ‘Lax’ i Los Angelesit, me afro 500.000 regjistrime vjetore, i ndjekur nga ai i Atlantas.

Chicago

Sa u përket vendeve me regjistrimet më të shumta, sigurisht që prijnë Shtetet e Bashkuara, ku është regjistruar një mesatare prej 750,000 ‘Check-in’ në ditë. SHBA-të ndiqen nga Britania e Madhe, Gjermania, Suedia e Italia.