“Vëllazëria sllave”: Çfarë po sjellë ushtria ruse në Beograd?

Më shumë se 150 anëtarë të paratrupave ruse të batalionit "Ivanovski" do të marrin pjesë në stërvitjet e përbashkëta ushtarake të " Vëllazërisë sllave 2016" në afërsi të Beogradit.

Lajme

31/10/2016 19:45

Ushtrimet do të zgjasë nga data 2 deri në 15 nëntor, në Serbi, përveç 150 anëtarëve të paratrupave ruse që do të jenë edhe tre avionë Il-76MD me më shumë se 50 ushtarë dhe avionë ushtarakë transporti, njoftoi Ministria e Mbrojtjes, raporton “Sputnik”.

Sipas njoftimit për shtyp, përveç njësive të Rusisë dhe Serbisë, për të marrë pjesë në stërvitjet ushtarake ndërkombëtare do të jenë edhe forcat e armatosura të Bjellorusisë, transmeton lajmi.net.

Është theksuar se përveç nevojave të njerëzve për stërvitje ushtarake do të transferohen në Serbi dhe tre automjete të blinduara BMD-2, të telekomanduar “Tachyon”.

Ushtrimet e “Vëllazërisë sllave” për herë të parë u mbajtën vitin e kaluar në afërsi të Novorossiysk.

Siç u njoftua më parë, në ushtrimet e “vëllazërisë sllave 2016” ushtria serbe do të kryej një ushtrim trepalësh të forcave të armatosura dhe do të paraqet vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet njësive ajrore të Forcave të Armatosura të Federatës Ruse dhe Brigada speciale të Ushtrisë së Serbisë që ka filluar kryerjen e ushtrimeve “Sremit 2014”. /Lajmi.net/