Veljanovski rizgjidhet kryeparlamentar i Maqedonisë

Deputetët e Parlëamentit të ri të Maqedonisë, me shumicë votash, zgjodhën për mandat të tretë kryeparlamentarin Trajko Veljanovski. 

Lajme

11/05/2014 13:14

Për mandatin e ri të Veljanovskit votuan 87 nga gjithsej 88 deputetë të pranishëm në seancën parlamentare të së dielës. Nuk kishte asnjë votë kundër, ndërsa ai ishte kandidat i vetëm i propozuar.

Parlamenti gjithashtu verifikoi mandatet e 123 deputetëve, përfshirë edhe ata të opozitës edhe pse kanë hequr dorë nga mandatet e tyre, përmes informimit të shërbimeve të Parlamentit dhe firmosjes së deklaratave të noterizuara.

Përbërja e re e Parlamentit që u konstituua, do të ketë 61 deputetë të VMRO-DPMNE, 19 nga BDI, 7 nga PDSH dhe 1 nga GROM-i.

Opozita e kryesuar nga LSDM fitoi 34 mandate, por ajo vendosi t\’i kthejë ato, duke mos qenë pjesëmarrëse në institucionin legjislativ, për shkak të mosnjohjes së zgjedhjeve.