Vehapi premton ujë të pijshëm në gjithë Rahovecin

Kryetari aktual i komunës së Rahovecit i cili po synon edhe një mandat tjetër, Idriz Vehapi, në Magazina Lokale në Klan Kosova, tha se do të vazhdojë të punojë fuqishëm në mbylljen e infrastrukturës, sa i përket kanalizimit dhe rregullimit të të gjitha rrugëve në Rahovec.

Lajme

27/09/2017 21:33

“Problemet si infrastruktura, kanalizimi, mirëmbajtja e ndriçimi në Rahovec, sidomos ndriçimi, është punuar mjaft dhe është një fakt që mund të argumentohet. Unë besoj që Rahovevi është qyteti më i ndriçuar por ne do të vazhdojmë të punojmë në këto pika sidomos për mbylljen e infrastrukturës, sa i përket kanalizimit dhe rregullimit të të gjitha rrugëve në Rahovec”.

“Edhe në mandatin e ardhshëm, problemet me ujë të pijes dhe kanalizimit do të kryhen deri në vitin 2018. Asnjë fshat deri në vitin 2018 nuk do të jetë pa ujë të pijshëm”.