Vdiq Hazir Shala, varrimi të martën në Barilevë

Veprimtari i çështjes kombëtare i orëve të hershme të përpjekjeve dhe sakrificës për çlirim dhe liri të kombit shqiptar, profesor Hazir Shala, ka ndërruar jetë të hënën.

Lajme

02/09/2014 01:11

Njoftimin për vdekjen e tij e ka bërë familja e të ndjerit përmes një njoftimi dërguar medieve.

I ndjeri u lind në vitin 1934 në Barilevë të Prishtinës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Prizren, ndërsa në Beograd mbaroi Fakultetin Filozofik, dega e Gjuhës Shqipe, në vitin 1959.

Në vitin 1964, profesor Hazir Shala ishte i dënuar me 13 vjet burg, si anëtar dhe ideolog i Lëvizjes Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve.

Profesor Shala deri në momentet e fundit të jetës së tij ishte kryetar i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare.

Varrimi i të ndjerit bëhet të martën në fshatin Barilevë, në orën 16:30.