Vdesin 22 persona gjatë një festivali fetar

Një incident vdekjeprurës ka ndodhur në Indi pasi që një masë e madhe ishte mbledhur për të marrë pjesë në “Dushin e Shenjtë” në lumin Godavari të Andhra Pradesh.

Bota

14/07/2015 11:49

Së paku 22 persona kanë vdekur dhe 10 të tjerë të lënduar gjatë këtij incidenti gjatë këtij festivali fetar të fesë Hindu në Indinë Jugore, sipas zyrtarëve qeveritar, raporton The Guardian

Arun Kumar, administrator shtetëror ka thënë se rrëmuja është krijuar në Rajahmundry në Andhra Pradesh të Martën, ku dhjetëra mijëra njerëz kanë shtyrë përpara për të mbërritur të marrin pjesë në këtë dush, transmeton lajmi.net

Policia ka thënë se rrëmuja është shkaktuar nga disa pelegrinë të cilët kanë tentuar t’i kthejnë këpucët e tyre, ndërsa kjo shkaktoi një nxitim te masa për tu afruar te lumi. Pjesëmarrësit besojnë se ky festival ua falë mëkatet atyre.

Edhe në vitin 2013 kishte ndodhur një rrëmujë gjatë festivalit të njëjtë, por në të cilën ishin vrarë më shumë se 110 njerëz. (Lajmi.net)