Vdes modelja e njohur

Mbrëmë është ndarë nga jeta "Miss Britania 2018".

ShowBiz

21/06/2018 17:34

Vdekja e modeles Sophie Gradon ka tronditur të gjithë fansat e ndjekësit e një prej miss-eve më seksi që janë kurorëzuar ndër vite, shkruan lajmi net.

Miss-i u gjend e pajetë në një banesë dhe shkaqet e vdekjes së 32 vjeçares ende nuk dihen, edhe pse hetimet janë duke vazhduar.

“Rreth orës 8:27 pasdite të ditës së djeshme policia shkoi pranë një prone në Medburn, Ponteland, ku për fat të keq një grua 32-vjeçare u gjet e vdekur. Nuk besohet të ketë ndonjë rrethanë të dyshimtë rreth vdekjes së saj, ndërkohë po pritet rezultati i raportit mjekësor”, raportimi i mediave të huaja.

Modelja Gradon më shumë u bë e famshme gjatë shfaqjes së saj në “Love Island”, në vitin 2018. /Lajmi.net/