Vdes Jovanka e Titos

E veja e Josip Broz Titos, ka vdekur në moshën 89 vjeçare, në spital. Sipas mediave serbe, dëshira e fundit e Jovankës ishte që të varroset përkrah bashkëshortit të saj në “Shtëpinë e Luleve”.

Lajme

20/10/2013 13:45

Jovanka Broz, e veja e Josip Broz Titos, ka vdekur, në moshën 89 vjeçare.

Ajo ka ndërruar jetë, pas disa komplikimeve me zemër, sot në spital, ka njoftuar Zlatibon Locar, në Qendrën e Emergjencës në Beograd.

Jovanka ishte e shtruar në spital që prej muajit gusht.

Kohëve të fundit, mediat serbe kanë përshkruar se Jovanka Broz jetonte në kushte shumë të vështira, e vetme në një shtëpi të vjetër.

Sipas mediave serbe, dëshira e saj e fundit ishte që të varroset përkrah bashkëshortit të saj në “Shtëpinë e Luleve”.