Vdes foshnja që lindi në shtëpi, nëna në gjendje të rëndë

Një foshnje ka vdekur në maternitetin "Koço Glozheni" në Tiranë, kurse nëna që e lindi është në gjendje të rëndë. Gruaja me inicialet V.K. 40 vjeçe, banore në Tiranë, sipas Policisë, ka çrregullime mendore.

Lajme

13/02/2018 14:39

Foshnja kishte lindur dy javë më parë në shtëpi, por dje, më 12 shkurt 2018 është dërguar në spital bashkë me të ëmën.

Fëmija e humbi jetën për shkak të problemeve shëndetësore, kurse nëna vazhdon të trajtohet nga mjekët.

NJOFTIMI I POLICISE SE TIRANES:

Më datë 12.02.2018, në martenitetin “Koço Glozheni”, kanë shkuar në gjendje të rëndë, shtetësia V.K, vjeç 40 banues në Tiranë, me foshnjën 2 javësh, e cila ka lindur në kushtet e shtëpisë dhe vdiq në maternitet foshnja, kurse shtetasja V.K është në gjendje të rëndë. Nga veprimet e kryera rezulton se V.K është me çrregullime mendore. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim juridik